Ja shkaktari i sëmundjeve të zemrës

Hulumtuesit kanë gjetur se depresioni është njëri ndër faktorët kryesorë për sëmundjet e zemrës përveç ndikimit në pjesën emocionale të individit.

Në studimin e ri thuhet se depresioni mund të stimulojë sëmundjet e zemrës për 40 për qind më shumë. Kjo është njëra nga arsyet se përse ai duhet të shërohet në fazat e hershme.

Rezultatet e studimit që u kryen nga Spitali Levanger të Norvegjisë janë prezantuar në Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë që është mbajtur në Norvegji.

Hulumtuesit kanë studiuar më shumë se 63 mijë njerëz për 11 vjet për të gjetur lidhjen mes depresionit dhe sëmundjeve të zemrës. Ata kanë monitoruar gjitha subjektet për një kohë të gjatë dhe ishte gjetur se depresioni është shumë e lidhur me sëmundjet e zemrës.

Në studim gjithashtu thuhet se gjatë këtyre 11 vjetëve, 1,500 njerëz kanë pësuar sulm në zemër. Hulumtuesit thanë se edhe personat me pak depresion janë të rrezikuar por vetëm 5 për qind.

Njëra prej autoreve të këtij studimi, Lise Tuset Gustad ka thënë se njerëzit me depresion nuk kanë jetë të shëndetshme sepse ai ndikon shumë në ndryshimet e trupit që mund të jenë shenja për sëmundjet e zemrës./koha/LajmeOnline/