Ja Shenjat Se E Dashura Po Ju Tradhton!

Tashmë mendoni se e keni gjetur femrën e ëndrrave, por a është krejt ashtu? Ju paraqesim disa sinjale apo modele të sjelljes, në të cilat duhet të keni kujdes, nëse në lidhjen tuaj shfaqet dyshimi.
Si reagojmë kur zbulojmë mungesën e besnikërisë? Në të shumtën e rasteve shndërrohemi në detektivë të vërtetë. Ndjekim çdo lëvizje të partnerit dhe në fund të gjitha dyshimet dhe provat vendosen si akuzë përpara tradhtarit.

Thirrjet telefonike
A merr kohëve të fundit më shumë telefonata? A del më shpesh nga dhoma e gjumit dhe a e ka bërë të njëjtën edhe më përpara? Kur ta pyetni rreth thirrjes, përgjigjja nuk duket edhe aq bindëse, apo ju duket se nuk ishte e sinqertë rreth asaj se kush ka thirrur.Daljet me shoqet
A kalon më shumë kohë e dashura juaj me shoqet se sa e bënte dikur? Kur ta pyetni se me kë ishte, a ju duket përgjigjja e sinqertë?
Nëse një skenar i tillë ju duket i njohur, gruaja juaj ndoshta del, por jo me shoqet. Duhet ta vëreni ndryshimin e aktiviteteve me rastin e daljeve me shoqet.

Dushi dhe ushtrimet
Në shtëpi vjen pas dushit, e më parë dushin e kishte bërë gjatë ditës? Ndoshta ju duket se po shkon në palestër? Vizita në palestër do të thotë se dëshiron të jetë në formë. Problemi është se këtë e bën për t’i lënë përshtypje simpatisë, apo ndoshta edhe dashurisë.

Parfumi
Tek ajo keni vërejtur parfumin e ri, i cili duket të jetë më burrëror se sa ai që kishte dikur? Mund të ndodhë se kjo aromë nuk është e saj, por e atij. A duhet të themi më shumë…? /LajmeOnline/