Ja sa shpenzojnë shqiptarët për telefonin (FOTO)

loading...


Çdo shqiptar shpenzoi mesatarisht 5,447 lekë për shërbimin e telefonisë celulare. Raporti i fundit vjetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregon se shpenzimet e qytetarëve për telefoninë mobile kanë ardhur në rënie nga viti në vit për shkak të uljes së tarifave të këtij shërbimi.

“Në vitin 2014 një përdorues celular ka paguar mesatarisht 3.16 lekë/minutë (me TVSH) për thirrjet telefonike dhe ka shpenzuar mesatarisht 545 lekë/muaj (me TVSH) për shërbime celulare,’ thuhet ne raportin që AKEP ka dorëzuar në Kuvend.

Sipas AKEP krahasuar me vitin e kaluar shpenzimi mesatar i një përdoruesi për shërbimin celular u ul me 7 për qind krahasuar me 2014-ën. Kjo është një tendencë e cila vazhdon prej disa vitesh duke bërë që krahasuar me vitin 2010 mbajtja e një telefoni celular të kushtojë 40 për qind më pak.

Bien tarifat

Trafiku i gjeneruar nga rrjetet celulare gjatë vitit 2015 arriti në rreth 7.4 miliard minuta, e cila përbën një rritje të vogël me rreth 1.5 % në krahasim me vitin 2014.

Rrudhja e shpenzimeve për shërbimin e telefonisë së lëvizshme është rezultat i uljes së tarifave. Sipas AKEP, e ardhura mesatare që kompanitë e telefonisë mobile, arkëtuan për një minutë thirrje u ul në 2015-ën me 16 për qind krahasuar me një vit më parë.

Më konkretisht nga 3.13 lekë për minutë që ishte në 2014-ën, vitin e kaluar e ardhura mesatare për minutë thirrje u ul në 2.63 lekë. Në vitin 2010 një minutë thirrje i kushtonte shqiptarëve 6.5 lekë.

transportation and vehicle concept - man using phone while driving the car; Shutterstock ID 152527814; PO: aol; Job: production; Client: drone
loading...

transportation and vehicle concept – man using phone while driving the car; Shutterstock ID 152527814; PO: aol; Job: production; Client: drone

loading...