Ja sa persona të dashur i ka humbur në këtë jetë Adelina Ismaili (Foto)

loading...


Ka tri dekada në skenë. Për kaq kohë, këngëtarja Adelina Ismaili, u mundua të reflektojë para publikut vetëm disponim i cili jo gjithherë ka buruar nga brendësia e shpirtit.
Në shumë raste, ka qenë krejt e kundërta e asaj çka është shfaqur në skenë.

Duke ndjerë obligim ndaj adhuruesve, këngëtarët shpesh herë mundohen ta lënë prapa krahëve atë cka ndodhë në jetën reale.

Në të tilla situata është ndjerë shpesh edhe Adelina Ismaili, vajza që u rrit me prindër të ndarë dhe me kujdesin e nënës tashmë të ndjerë-Monës.

Pra krahas suksesit në karrierë, Adelina është përballë me humbje të mëdha brenda familjes.

Ka qenë shumë e vështirë për Adelinën, të pajtohet me vdekjen e gjyshes të cilën, sic ka deklaruar nëpër media e ka pas një model të një gruaje të fuqishme.

Sido që të jetë, natyra është më fuqishme sesa ndjenja që kemi për të afërmit. Por gjithsesi nuk mund të pajtohemi kurrë, kur ajo i merr të dashurit tanë.

Një humbje tjetër që pati goditur këngëtaren është ajo e Triumfit, shkruan Magazina.al. Adelina kishte gjetur dashurinë e vërtetë, por të tjerët nuk e lanë që ajo ta shijojë gjatë atë. Në qendër të Prishtinës, vranë Triumf Rizën, me të cilin këngëtarja po bënte plane për të ardhmen. Një këngë dedikur atij me titull “Trimit tim” Adelina tregon më së miri dhimbjen që ndjeu për dashurinë e saj e cila nuk u tret me vdekjen e Triumfit.

Humbjen që nuk e zëvendëson me askënd, është ajo e nënës. Adelina Ismaili, të hënën është përballur me lajmin më të hidhur në jetën e saj. Mona, që ishte gjithcka për këngëtaren më nuk jeton duke lënë një zbraztësi që nuk do ta përmbush askush. Nëna që ishte dëshmitare e cdo suksesi, dështimi, gëzimi e dëshpërimi të Adelinës, më nuk do jetë pranë saj për t’i ndjerë këto emocione të cilat i përjetuan bashkë prej se Adelina filloi karrierën e këngëtares.

Sido që jetë Adelina, megjithë këto humbje, ka dëshmuar se është një femër e fortë dhe do arrijë ta përballojë edhe këtë goditje me shpresë se do jetë e fundit për të.
ad

loading...

ad1

ad2

ad3

loading...