Ja sa para duhet të kurseni çdo ditë që të bëheni milioner, shumë më pak nga ç’mendoni

Nëse ëndrra juaj është të jeni të pasur, atëherë duhet të mendoni në terma afatgjatë duke investuar çdo ditë me aq sa të mundeni.

Të bëhesh i pasur nuk është asgjë më shumë se të dish si të kursesh dhe të investosh”, thotë këshilluesi financiar David Bach në librin e tij “Çiftet e Mençura Përfundojnë të Pasur”.

Nuk është nevoja që të keni gjithsesi para për të bërë para”, thotë ai. “Thjeshtë duhet t’i merrni vendimet e duhura – dhe të veproni”, shton ai.

Por si mund të pasurohesh në një mënyrë të thjeshtë? Për këtë Bach ka krijuar një tabelë, e cila tregon shumën që duhet të kurseni çdo ditë, muaj apo vit në mënyrë që në moshën 65-vjeçare të keni në llogarinë tuaj plot 1 milionë dollarë.

Tabela fillon në moshën 20 vjeçare me nga 2 dollarë të kursyen në ditë e kështu me radhë.