Ja sa para duhet të keni për të qëndruar në zonën e Shengenit pas liberalizimit të vizave? (FOTO)

loading...

FOTO
loading...

Çdo kosovar që pas liberalizimit të vizave dëshiron që të udhëtojë në ndonjë vend të zonës Shengen duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të synuar e edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose transitin në një shtet të tretë.
Thuhet se vendet e ndryshme kanë shuma të ndryshme që kërkojnë për qëndrim në atë vend. Por mesatarja e qëndrimit ditor në një vend evropian sillet diku rreth 50 euro , kur ju keni një rezervim hoteli, njofton lajmi.net

Sipas praktikave të vendeve fqinje pas liberalizimit, kjo është lista e vendeve te Schengenit dhe fondet minimale qe do t’iu kërkohen qytetareve tanë:

Austria – Prova e fondeve vlerësohet në baze të rasteve

Belgjika – 38 euro në ditë për qytetaret që vizitojnë familjarë apo miq dhe 50 euro për ata që prenotojnë hotel

Republika Çeke – 0. 5 herë minimumin jetik në ditë nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18

Danimarka – 350 DKK (50 euro) për çdo dite të qëndrimit

Estona – 600 EEK (38.5 euro) për çdo dite te qëndrimit

Finlanda – 30 euro për çdo dite të qëndrimit

Franca – 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore

Gjermania – 45 euro për çdo dite qëndrim

Greqia – 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit

Hungaria – 1000 HUF (3.6 euro) për çdo hyrje

Italia – 1 deri ne 5 ditë shumë fikse 269.60 euro / 6 deri në 10 ditë shuma për ditë 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro

Latvia – 10 LVL (14 euro) ne dite për qytetaret qe vizitojnë familjare apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) per ata qe prenotojne hotel

Lituania – 40 euro për çdo dite qëndrimi

Luksemburgu – Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve

Malta – 37 euro për çdo dite te qëndrimit

Polonia – PLN 100 (25.4 euro) për çdo ditë të qëndrimit

Norvegjia – 500 NOK (62 euro) për çdo dite te qëndrimit me miq apo familjare

Sllovakia – 3450 SKK (114.51 euro) për çdo dite te qëndrimit, shuma ulet 50% për udhëtarë nen 16 vjeç

Sllovenia – 70 euro për çdo dite qëndrimi, shuma ulet 50% për të miturit te cilët janë pjesëtare te familjes se udhëtimit

Spanja – 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person

Suedia – 360 SEK (38.67 euro) për çdo dite te qëndrimit.

loading...