Ja sa paguhet Sofia e Çanit tek Zonë e Lirë.

Një nga personazhet më karakteristikë të emisionit “Zonë e Lirë” është Sofia, bukuroshja bionde që ndihmon Arian Çanin.

Vajza, e cila është tejet simpatike kujdeset për të ftuarit dhe gjithçka tjetër që duhet në studio gjatë transmetimit “live” që zgjat rreth gjashtë orë me radhë.

E ndërsa që pas largimit të Rominës, Sofisë së parë të Çanit janë ndërruar disa bukuroshe, e fundit është një modele 18 vjeçare. Por sa paguhet ajo?

Arian Çani ka zbuluar mbrëmjen e sotme pa dashur rrobën e asistentes së tij, gjatë intervistës me Edi Ramën.

Teksa diskutonte me kryeministrin për taksën progresive, Çani ka thënë se Sofia nuk paguan asnjë taksë, sepse rroga e saj është më pak se 300 mijë lekë të vjetra.