Ja sa kushton Diamanti më i madh në botë

loading...

diamanti

loading...
Pas një procesi të përpunimit që ka zgjatur 21 muaj, në argjendarinë “Christies”, diamanti i mahnitshëm prej 101.73 karatë, në formë të dardhës, së shpejti do të hidhet në treg, ndërsa vlerësohet se mund të arrijë shumën mbi 20 milionë dollarë. Ky gur i çmuar që është gjetur në një minierë në Botsuana, do të shitet në një ankand që do të mbahet më 15 maj në Gjenevë të Zvicrës.

Ky është diamanti më i madh pa ngjyrë që është hedhur ndonjëherë në ankand, ndërsa atë e ka ofruar një klient që ka dashur të mbetet anonim.

Në nëntor të vitit të kaluar në një aksion po ashtu në Gjenevë është shitur diamanti deri më tash më i shtrenjti në botë, për një çmim prej 21.5 milionë dollarë.

loading...