Ja sa është pasuria e shefit të facebookut-ut

Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg ka thyer një tjetër rekord.Pasuria e Zuckerberg ka kapur shifrën e 33.300.000.000 miliardë dollarëve, çka do të thotë se është më i pasur se dy themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page, madje më iI pasur se edhe themeluesi i Amazaon, Jeff Bezos.

Të dhënat i referohen indeksit të miliarderëve të hartuar nga Bloomberg.

Sipas Bloomberg, gjatë 12 muajve të fundit, aksionet e Facebook janë rritur me 183%.
Në listën e miliarderëve, Zuckerberg mban vendin e 16-të, i ndjekur nga themeluesit e Google, që janë përkatësisht në vendin e 17-të dhe 18-të.

Ndërsa, vendin e parë e mban presidenti i Microsoft, Bill Gates me një pasuri prej 84.7 miliardë dollarë.