Ja pse qeshi Messi me Ronaldon [VIDEO]

loading...

messi-qesh-330x185

loading...
Megjithëse në pamje të parë duket se rivaliteti mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos është vetëm në fushën e lojës, videoja e mëposhtme tregon se ky rivalitet del edhe jashtë futbollit.

Cristiano Ronaldo, si kapiten i Portugalisë duhet të votonte për “Topin e Artë”, por ai nuk e bëri një gjë të tillë.

“Pata një përplasje të lehtë në stërvitje me Realin. Pastaj nuk u bë mbarë dhe nuk votova. Më kuptuat? Po”, shpjegoi CR7.

Në fakt, ylli portugez mund të kishte votuar edhe me postë ose e-mail. Madje edhe me një telefonatë.

Pikërisht gjatë shpjegimit të arsyes të mosvotimit Lionel Messi ia plasi të qeshurës. /albeu

loading...