Ja pse optimistët kanë shëndet më të mirë

loading...

loading...

Optimizmi nuk mund të jetë i mbivlerësuar, sepse ekzistojnë një varg i tërë hulumtimesh që tregojnë që njerëzit e tillë kanë shëndet më të mirë.

Optimistët me qëndrimin e vet shpesh u shkojnë në nerva njerëzve rreth vetes, ndërsa ky optimizëm shpesh kuptohet gabimisht. Por, pavarësisht gjithçkaje hulumtimet kanë treguar që optimizmi shpaguhet, të paktën sa i përket shëndetit.

Hulumtimi i kryer  ka treguar që optimistët kanë shëndet më të mirë, sepse janë përcjellë studentë nga të njëzetat e hershme deri tek  e pesëdhjeta dhe optimistët kanë qenë në gjendje shumë më të mirë. Pesimistët kanë zhvilluar herët probleme të zemrës dhe kanë pasur probleme me infeksione.

Shëndeti emocional po ashtu me të madhe varet nga pikëpamjet nga botës, dhe në një hulumtim ka konkluduar që optimizmi e shëron depresionin në mënyrë më efikase se çfarëdo ilaçi.

Optimistët shumë më mirë përballen me stres dhe e largojnë më lehtë se realistët dhe pesimistët, çka automatikisht ua redukton rrezikun për një varg të tërë të sëmundjeve të cilat janë pasojë e stresit. Përveç kësaj, qëndrimi i tillë u mundëson zgjedhje më të lehtë të problemeve, sepse stresi nuk ka efekt aq të madh në të menduarit e tyre.

Në fund është dëshmuar që optimistët jetojnë më gjatë dhe më lehtë përballen me karcinoma të rrezikshme, shpesh mbijetojnë pikërisht për shkak të këtij qëndrimi dhe pasi që ushtrojnë në mënyrë të rregullt, gjithmonë janë në formën më të mirë se të tjerët./ikub

loading...