Ja pse Klea Huta u nda nga i dashuri!

Images-640x478

Moderatorja Klea Huta është një tjetër personazh i njohur i ekranit që ka zgjedhur karrierën, duke i dhënë fund lidhjes me ish-futbollistin, Gabriel Mezini.

Edhe pse asnjëherë nuk pranoi të fliste hapur për këtë histori dashurie, që ishte bërë shumë e fortë dy vitet e fundit pasi e jetonte shumë intensivisht dita-ditës.

Fakt janë dhe fotot e shumta me ish-partnerin nga jeta e natës, si dhe udhëtimet romantike në Venecia, ku ëshë shkrepur dhe kjo foto që ju jell “Story.al”.

Për mediat, Huta ka preferuar të heshtë duke mos dhënë detaje rreth jetës private, e duke iu përkushtuar totalisht jetës profesionale. Ajo shfaqet shumë në formë në këtë rikthim në ekran, për të dytën herë si prezantuese e spektaklit “Gjeniu i vogël” dhe si aktore në premierën e shfaqjes “Zbutja e kryeneçes”.