“Ja pse fjeta me partnerin në natën kur ai ma masakroi familjen”

Kishte kryer marrëdhënie intime në kohën kur familjarët e saj po qëndronin të vdekur në shtëpi,
Ajo e ka pranuar përfshirjen në vrasje dhe ka marrë dënim të përjetshëm dhe do të ketë të drejtë të kërkojë lirim me kusht pasi t’i mbushë 59 vjet Adoleshentja, e cila kishte planifikuar vrasjen e familjes së vet, ka zbuluar pse kishte fjetur me të dashurin e saj, disa minuta pasi ai ia kishte vrarë nënën dhe dy vëllezërit e vegjël. Erin Caffey, 16-vjeçare, e kishte dërguar partnerin e saj, Charlie Wilkinson, bashkë me shokun e tij të ngushtë, Charles Waid, për t’i masakruar familjarët e saj, derisa e dashura e Waid-it, Bobbi Johnson, kishte pritur jashtë. Nëna e saj, Penny, ishte qëlluar para se të therej me thikë gjatë sulmit, ndërsa dy vëllezërit e saj – Matthew, 13 dhe Tyler tetëvjeçar, ishin qëlluar me armë zjarri, para se të sulmoheshin me shpatë. Babai i saj Terry, ndonëse ishte qëlluar disa herë, i kishte mbijetuar sulmit dhe kishte arritur të zvarritej deri në shtëpinë e fqinjit.

“Gruaja Vrasëse” Menjëherë pas masakrës Erin-a kishte shkuar në vendbanimin e partnerit të saj dhe kishte pasur marrëdhënie intime në kohën kur familjarët e saj po qëndronin të vdekur në shtëpi. Është raportuar që vajza paraprakisht kishte thënë “Oh, kjo po që është një mrekulli”, para se ajo dhe pjesa tjetër e grupit të largoheshin nga vendi i krimit. Në një seri të re, që është shfaqur mbrëmjen e së mërkurës, Erin-a ka folur publikisht për ngjarjen që ka ndodhur, me theks të veçantë te marrëdhënia seksuale me partnerin, pak momente pasi ky i fundit ia kishte vrarë tre persona të afërm. Ajo ka thënë që të gjitha gabimet i ka bërë për shkak të “vendimeve të gabuara” që i ka marrë. Intervistuesi Piers Morgan, i cili e ka pasur ekskluzivitetin e rrëfimit të asaj që e ka quajtur “Gruaja Vrasëse”, e ka pyetur: “Ajo që njerëzit e kanë konsideruar të pabesueshme, ndonëse këtu ka shumë gjëra të pabesueshme, është fakti që ti je kthyer dhe ke bërë marrëdhënie seksuale me personin që e ka bërë këtë krim ndaj familjes tënde”. Në përgjigjen e saj, Erin-a është munduar ta devijojë përgjigjen e drejtpërdrejtë, duke folur për “zgjedhjet e gabuara” për të cilat ka thënë që “e pasojnë njëra- tjetrën”.

Flet për vendime të gabuara Ajo ka thënë: “Mënyra më e mirë për ta përshkruar këtë gjë është se njerëzit marrin vendime të gabuara. Mund të them që kur thua një gënjeshtër, për ta mbuluar atë thua një tjetër, pastaj një tjetër dhe gënjeshtrat shtohen”. Në emisionin e shfaqur mbrëmjen e së mërkurës janë shfaqur edhe pamjet ekskluzive nga arrestimi i grupit. Policia fillimisht i kishte besuar Erin-ës, e cila kishte thënë që ishte kidnapuar dhe droguar, mirëpo më vonë, pas raportimeve të njerëzve të tjerë të përfshirë, edhe ajo ishte bërë pjesë e të dënuarve. Ajo e ka pranuar përfshirjen në vrasje dhe ka marrë dënim të përjetshëm dhe do të ketë të drejtë të kërkojë lirim me kusht pasi t’i mbushë 59 vjet. "Ja pse fjeta me partnerin në natën kur ai ma masakroi familjen"