Ja pse familja Vjollca janë Kardashianët e Shqipërisë! Çfarë nuk dini për to? (Foto)

Motrat Marina dhe Luana Vjollca janë gjithmonë në qëndër të vëmëndjes edhe pse pa bërë asnjëherë skandale apo gjëra të kësaj natyre. Madje për vite me rradhë ato kanë qënë të rezervuara për jetën sentimentale duke refuzuar të përgjigjeshin në intervista të ndryshme.

Por në këtë familje të madhe, ato që tërheqin vëmëndjen e shqiptarëve nuk janë vetëm Marina dhe Luana por edhe anëtaret e tjera të cilat e bëjnë familjen e tyre ‘Kardashianët e Shqipërisë’.

Ja disa arsye pse duhet të jeni dakort edhe ju:

1.Vajzat janë të shumta në numër në familje po ashtu si vajzat e klanit Kardashian-Jenner. Ato janë klani VJOLLCA.

Fillimisht kemi Marinën dhe Luanën, të dyja prezente në ekran.

Marina është e para që ka hyrë në ekran. E ka nisur si velinë në ‘Fiks Fare’ dhe vazhdon të jetë në emisionet më të mira në Top Channel.

Luana, vajza ‘çapkëne’ e familjes siç ato kanë deklaruar. E bukur, e përfolur, ndonjëherë për keq nëpër komente Luana vazhdon të jetë e ndjekur. Madje ajo ka realizuar edhe disa këngë që për hir të së vërtetës kanë marrë disa miliona klikime.

Pastaj është mamaja e tyre, zonja e cila na bën të kuptojmë nga burojnë gjenet e mira të tyre. Gjithashtu është ajo që i ka trashëguar Luanës pasionin për këngën.

Lira (majtas), është motra e madhe e Marinës dhe Luanës, po aq tërheqëse sa ato.

Jori Paloka, vajza e Lirës dhe mbesa e Marinës dhe Luanës. Edhe Jori është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe e admiruar nga fansat për fytyrën e ëmbël dhe format e trupit.

Si mund të jetë vallë të kesh teze dy bukuroshe si Marina dhe Luana? Këtë e di vetëm Jori!

Binjaket Kledisa dhe Klevisa. Vajzat e vogla të Lirës të cilat po rriten duke u shndërruar në zonjusha shumë të bukura.

Marseda, anëtarja tjetër e këtij klani. Një brune seksi që ‘çmendi’ fansat e Marinës dhe Luanës kur ato e uruan për ditëlindje. Edhe pse pak më e rezervuar dhe joaktive në rrjetet sociale, ajo sërish ka mjaft ndjekës.

2. Ato janë të gjitha të pushtetshme! Po po, të pushtetshme. Në momentet që flasim prezenca dhe imazhi online janë një pushtet dhe vajzat janë mbretëreshat e rrjeteve sociale. Me një numër të kombinuar fansash, ato kanë afro 2 milionë ndjekës. Aspak keq për Shqipërinë!

3. I përflasin për mirë apo për keq, i duan apo jo, ato ‘shesin’! Ҫdo look, lëvizje, dhuratë që marrin, destinacion udhëtimi bëhet një lajm. Lajme të cilat ne që shohim statistikat e brëndshme lexohen…shumë madje. Ashtu sikurse ndodh me vajzat Kardashian-Jenner. Shqiptarët thonë që nuk duan t’ja dinë për Kim Kardashian, por gjithsesi janë aty duke e lexuar. (E provuar statistikisht).

4. Ato janë ‘selfmade’. Nëse mendoni se janë aty thjesht për fytyrën e bukur, gaboheni! Marina ka gati 10 vite në televizion ndërsa Luana 8 vite e gjysme. Të dyja e kanë nisur si velina, por kanë ditur të perfeksionohen edhe si prezantuese dhe moderatore.

5. Fama e tyre ka kaluar kufijtë e Shqipërisë si ajo e Kardashianëve të Amerikës. Madje shpeshherë mediat e huaja i kanë ngatërruar me njëra-tjetrën Marinën dhe Luanën për shkak të ngjashmërisë mes tyre.

Por kush është Kim nga kjo familje?

Duke analizuar dobësinë e Kim Kardashian për reperat, atëherë mund të themi se Marina Vjollca është Kim-i i këtij klani. E lidhur prej disa kohësh me reperin kosovar Getoar Selimi të dy janë një ‘power-couple’ që përbën lajm me çdo lëvizje.

Lira mund të ishte një Kourtney Kardashian. Një profil familjar dhe e përkushtuar ndaj fëmijëve.

Binjaket Kledisa dhe Klevisa mund të jenë si Penelope dhe North West, të voglat e klanit Kardashian. Rritur mes famës së anëtareve të tjera.

Kris Jenner mund të përfaqësoshet denjësisht nga mamaja e vajzave. Kjo e fundit i ka shoqëruar vajzat në çdo audicion që kanë bërë në fillim të karrierës dhe është përkujdesur për zgjedhjet e tyre. Pikërisht si ‘mama-xherja’ e klanit Kardashian.

6. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, emri i tyre ka fuqi! Ju thjesht lexuat emrin e tyre në titull dhe ja tek jeni duke lexuar dhe përfunduar këtë shkrim të stërgjatë.