Ja pse e ka ndaluar Zoti Alkoholin (Video)

step5

I dehuri ka përjetuar një eksperiencë shumë të vështirë të këndelljes, pasi gjeti veten të kapur për ballkoni në maje të gishtave.

Yu Yang po këndonte dhe vallëzonte në banesën e tij, që ndodhet në Haikou, kryeqytetin e Provincës Hainan të Kinës jugore.

Meqenëse burri 48-vjeçar po e bezdiste gruan dhe familjen, i kërkuan që të dalë në ballkon.

I ulur në skaj të rrethojave nga metali, Yang ka humbur balancën dhe është kthyer së prapthi, transmeton Telegrafi.

Mrekullisht ai ka arritur të kapet për rrethojat e ballkonit dhe nuk ka rënë nga 30 metra lartësi.

Atij i është dashur të qëndroi për një kohë në mënyrë të tillë, derisa forcat ushtarake kanë shkuar në banesën e tij në katin e tetë.

Më të sjellë në banesë, burri i lodhur nga energjia që humbi dhe alkooli, ka fjetur menjëherë në dysheme pa pasur forcë të lëvizë. /Telegrafi/