Ja pse duhet të shtoni limon në kafenë tuaj

Në rast se keni vuajtur nga migrena në të kaluarën ose vuani aktualisht, e dini shumë mirë se ajo është shumë më e tmerrshme se një dhimbje koke e zakonshme. Ajo është e padurueshme për shkak të dhimbjes intensive dhe periodike të shoqëruar me marramëndje, ndjeshmëri ndaj zhurmave, dritës dhe aromës.

Një dhimbje e migrenës mund të zgjasë nga 4 deri në 70 orë dhe ajo është renditur në 20 sëmundjet më të vështira për t’u kuruar. Shumica e njerëzve marrim medikamente për të zvogëluar dhimbjen e kokës që shkakton migrena.

Megjithatë, ju mund të lehtësoni dhimbjen edhe me metoda të thjeshta të përgatitura në shtëpi, si për shembull duke shtuar limon në kafen tuaj të mëngjesit.

Por, si funksionon kafeja e kombinuar me lëng limoni?

Kafeja përmban kafeinë dhe kjo do të thotë se ajo mund të luftojë migrenën përmes një procesi të quajtur vazodilim. Duke shtuar një fetë limon ose lëng limoni në kafenë tuaj mund të reduktojë dhimbjen e migrenës. Kafeja përdoret për të lehtësuar energjinë negative të mëlçisë, që është një nga shkaqet kryesore të migrenës.

Limonët nga ana tjetër kanë shije të athtë. Kombinimi i tyre krijon një përzierje të fuqishme, që pasi e pini e gjithë energjia negative e mëlçisë çlirohet.

Kështu, kjo sjell edhe zvogëlimin e dhimbjes së kokës