Ja pse duhet të hani kikirikë çdo ditë….

Dihet se të gjitha pemët me gëzhojë, por edhe kikirikët, janë të dobishëm për shëndetin tonë. Kikirikët bëjnë pjesë në familjen e bishtajave dhe janë të pasura me vitamina dhe minerale. Duhet të keni kujdes që kikirikët të mos kenë tepër yndyrë, e as kripë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja disa nga dobitë që sjellin kikirikët.

Përmirësojnë pasqyrën e gjakut dhe mbrojnë zemrën. – Kikirikët e pafërguar, me lëvore, nuk përmbajnë kripë dhe yndyrë shtesë, prandaj ai ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Kikirikët përmbajnë edhe aminoacidin argininë, i cili relakson enët e gjakut, duke rregulluar kështu qarkullimin në tërësi.

Rregullojnë sheqerin në gjak dhe mbrojnë nga kanceri. – Një studim ka treguar se konsumimi i rregullt i kikirikëve mund ta stabilizojë nivelin e sheqerit në gjak, duke parandaluar kështu paraqitjen e diabetit të tipit 2.

Përshpejtojnë metabolizmin dhe humbjen e kileve të tepërta. – Kikirikët janë aleatë të mirë për humbjen e kileve të tepërta, meqë ndikojnë në përshpejtimin e metabolizmit.

Pastaj, kikirikët përmirësojnë memorien, largojnë depresionin, etj.

11