Depozitimi i dhjamit në pjesën e sipërme

Në këto raste indi dhjamor përqëndrohet kryesisht në supe, gjoks, bark, krahë. Arsyeja e dhjamosjes në këto zona është kequshqyerja. Në këto raste ju nuk duhet të konsumoni miell të rafinuar, yndyrna të ngopura dhe mish të kuq. Këshillohet të bëni stërvitje për abnominalet.

depozitim dhjamiDepozitimi i dhjamit nga pjesa e sipërme e kerthizës deri tek qafa dhe kurrizi

Nëse yndyra ju depozitohet në këtë pjesë të trupit atëherë shkaktar mund të jetë stresi, prodhimi i shumtë i hormonit të kortizolit. Në këto raste përpiquni të ushqeheni me ushqime të pasura me fibra, vitamina dhe minerale. Kombinoni një dietë të shëndetshme dhe ushtrime si joga, aerobi etj.

Depozitimi i dhjamit në kurriz

Yndyra mund të depozitohet në këtë pjesë të trupit si shkak i mungesës së aktivitetit fizik dhe kequshqyerjes. Në këto raste mundohuni të hani 5 vakte të vogla dhe mos tejkaloni kaloritë. Disa nga sported që mund t’ju ndihmojnë janë noti dhe ushtrimet që aktivizojnë pjesën e pasme të trupit.

Depozitimi i dhjamit në pjesën e poshtme të barkut, vithe dhe kofshë

Yndyra në këtë pjesë kritike të trupit depozitohet si shkak i mungesës së theksuar të aktivitetit fizik. Përveç se duhet të mbani një dietë të shëndetshme ju duhet të bëni edhe aktivitet fizik si ciklizëm, not, ecje, vrap etj. Në këto raste shfaqet edhe celuliti.

Depozitimi i dhjamit nga pjesa e poshtme e barkut deri tek kyçet e këmbëve

Indi dhjamor ndërtohet në këtë pjesë të trupit zakonisht pas shtatzanisë dhe mungesës së aktivitetit fizik.