Ja pse arrat të zgjasin jetën me 2 vite

Konsumimi i rregullt i arrave shton jetëgjatësinë. Në këtë konkluzion ka arritur një studim i publikuar së fundi nga Daily Mail, sipas të cilit konsumimi i shpeshtë i arrave, gati 30 gramë, në 4-5 ditë të javës i shton njeriut dy vite jetë.

Gjithashtu arrat ju mbrojnë edhe nga sëmundjet si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Një studim nga universiteti i Harvard doli në konkluzionin se femra të cilat konsumonin shpesh arra, kishin më pak rrezik të vuanin nga një sulm zemre, sesa ato femra të cilat nuk i përfshinin në dietën e tyre ushqimore.

Nga studimet është vënë re që arrat kanë aftësi të parandalojnë edhe kancerin e gjirit, shkruan tvklan. Nga një studim kërkimor i po këtij universiteti, i zhvilluar tek vajzat adoleshente, u vu re se ato vajza që konsumonin arra, ishin më pak të rrezikuara nga gjëndrat në gjoks, që janë shpesh herë një shenjë paralajmëruese për kancerin e gjirit.

arra