Ja pikat e marrëveshje Kosovë-BE sa i përket EULEX’it

4ee0a16f5202f0b9b0518a2e6b124f94

Dokumenti që do t`u dërgohet parlamentarëve për ta votuar mandatin e EULEX-it është hartuar. Atë e kanë pranuar institucionet e Kosovës.
Marrëveshja me BE-në është e ngjashme më mandatet e mëhershme të EULEX-it, pos në dy pika. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale tash do të jetë vendës dhe shumica në panelet e gjykatave do të jetë më gjyqtarë po ashtu vendës, shkruan Tribuna.

Këto janë dy çështjet e vetme ku ka ndryshuar mandati i EULEX-it.

Këto janë pikat e marrëveshje Kosovë-BE sa i përket EULEX-it:

Në përputhje me nenet 17 (1), 18 (1) dhe 20 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ne e mirëpresim praninë e ripërtërirë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim e Ligjit në Kosovë (“EULEX KOSOVË”) .

– Emri, “EULEX KOSOVË
– tranzicioni i mandatit të EULEX KOSOVË, duke përfshirë normalisht moshapjen e asnjë rasti të ri si parim;
– Të gjitha institucionet e sundimit të ligjit do të udhëhiqen nga zyrtarët e Kosovës;
– Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it do të jenë të integruar në institucionet e Kosovës dhe do t’i ushtrojnë funksionet tyre në pajtim me legjislacionin e Kosovës;..