Ja përse i keni gjithnjë duart dhe këmbët e ftohta (Foto)

loading...

I ndjeni duart dhe këmbët gjithnjë të ftohta?
Është një problem i zakonshëm dhe shumë ia venë fajin mos qarkullimit siç duhet të gjakut, por në fakt, në rastet më të shumta nuk është kjo arsyeja.

Njerëzit janë qenie me gjak të nxehtë, që do të thotë se temperatura e trupit rregullohet vetë.

Ekspozimi ndaj të ftohtit bën që trupi të ngushtojë venat e holla të gjakut, duke i bërë ekstremitetet të ftohta, ndërsa temperatura e trupit qëndron e ngrohtë, në 37 gradë celcius.

Pjesa më e madhe e këtyre ekstremiteteve, pra venave të holla, gjenden tek duart dhe këmbët.

Disa njerëz e ndjenjë të ftohtin më shumë në këto pjesë të trupit sesa të tjerët, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërish që ka diçka që nuk shkon me qarkullimin e gjakut.

Ekzistojnë përjashtime, të tilla si në rastin e sëmundjes së njohur si Reynaud (qarkullimi i dobët i gjakut) apo tek ata që kanë dëmtime të nervave, por në pjesën më të madhe të rasteve kemi të bëjnë me një fenomen totalisht natyral.

Nga ana tjetër, shpesh çiftet grinden për temperaturën e dhomës dhe kjo ndodh kryesisht sepse meshkujt kanë më shumë masë muskulare, që i bën ata më të nxehtë, shkruan tvklan. Diferenca është kryesisht e dallueshme gjatë natës, pasi temperatura e trupit të femrave ulet më shpejt gjatë gjumit sesa ajo e meshkujve.

loading...

loading...