Ja përforcimi më i ri i Barcelonës

Shaki

E fejuara e yllit të Barcelonës, Gerard Pique, Shakira, ndodhet në kryeqytetin francez Paris aty ku pas disa ditësh do të luajnë edhe katalunasit përballë Paris Saint Germain në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse në letër skuadra e Tito Vilanovas duket më e favorizuar sërish ndeshja është shumë delikate duke parë emrat që ka në përbërje skuadra e Carlo Ancelottit.
Këtë gjë e ka kuptuar edhe këngëtarja kolumbiane, e cila do të jetë në Paris për të inkurajuar të dashurin e saj por edhe Barcelonën.
Në janar, çifti i famshëm u bë me djalë pas ardhjes në jetë të Milanit të vogël. /LajmeOnline/