Ja për çfarë është penduar bukuroshja Diana Avdiu (VIDEO)

Diana-Avdiu-650x358

Diana Avdiu ka zbuluar një pendim e ndoshta edhe fatkeqësi të saj.

Miss Kosova 2012 është një nga miss-et që ka arritur sukseset më të mëdhaja që nga përzgjedhja dhe prezantimi në Miss Universe.

Diana Avdiu që nga ajo kohë po jeton në Amerikë, ku edhe po mirret me profesionin e saj, ndërsa në emisionin NIN ajo ka treguar për dështimin e paqëllimshëm për të punuar me Dolce & Gabanna, transmeton lajmi.net.

Ajo ka treguar: “M’ka ardh shumë keq veç për një punë që nuk kam mbrri me bë. Para tre muajve kur kam qenë në Kosovë, m’ka ardh puna me ‘Dolce & Gabanna Make up Line’. E ka pas të sigurt punën dhe është caktu data e fotografimit. Kur m’ka ardh email, e kam pa që e-maili që unë i kam shkru agjencionit që unë e kam ndërru datën e fluturimit nuk ka shku. I kam tregu menjëherë kur është data e fluturimit por ata nuk kanë mundur me ndrru datën e fotografimit”.