Ja një ndër arsyet, pse femrat kanë kujtesë të dobët

business-woman-thinking

Femrat në moshë madhore shpesh herë harrojnë numrin e telefonit të mikeshës së tyre, listën e shpenzimeve dhe shumë gjëra të tjera.

Por sipas studiuesve arsyeja kryesore e kujtesës së dobët tek këto femra, është pikërisht menopauza, raporton noa.al.

Ky në fakt është përfundimi i një studimi të fundit të kryer nga universiteti i Rochester, në Amerikë.

Një grup neurologësh kanë analizuar sjelljen e 117 femrave, të cilat ishin në menopauzë dhe zbuluan se gjatë kësaj kohe këto femra hasnin vështirësi me kujtesën e tyre.

Sakaq për shumë femra periudha e menopauzës nuk shihet më si moment negativ, por shihet si një fazë normale në jetën e tyre.