Ja nga sa mijëra euro iu takojnë Kelmendit dhe Gjakovës për suksesin në Rusi (Foto)


Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, i bënë krenarë të gjithë shqiptarët me suksesin që e arritën sot në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Kazan të Rusisë, duke fituar medalje evropiane, shkruan “Infokusi”.
Majlinda Kelmendi si zakonisht u stolis me medalje të artë, kurse Nora Gjakova fitojë medaljen e bronztë. Por, me siguri të gjithë dështojnë të dinë se sa para do të fitojnë ato nga Qeveria e Kosovës.
Në bazë të Rregullores për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që arrijnë rezultatet kulmore në Garat Ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi do ti marr nga shteti saktësisht 20 mijë euro, ndërkaq Nora Gjakova do të shpërblehet me 8 mijë euro.
Duarthatë nuk do të mbetet as trajneri, Driton Kuka, të cilit i takojnë 50 për qind të shumës që e fiton sportist, në këtë rast, 10 mijë euro për fitoren e Majlindës kurse 4 mijë për triumfin e Norës.
Po ashtu, sipas Rregullores, secili sportist që fiton medalje në garat ndërkombëtare do ta ketë të garantuar mbështetjen e përhershme financiare, që nga mosha 45 vjeçare, si lloj pensioni. Duhet theksuar, së kjo Rregullore është miratuar me 2 maj 2013 dhe është miratuar në kohën sa Ministër i Sporti ka qenë Memli Krasniqi.
a