Ja modelja për të cilën ministri kosovar la gruan dhe fëmijët

loading...


Diana Avdiu, modelja e njohur kosovare, ka arritur t’ia marrë zemrën Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit. Burime të “Gazetës Express” thonë se, Blerandi është aq i dashuruar me Dianën, saqë ka braktisur gruan dhe vajzën e tij të vogël.

Lajmi se Blerand Stavileci është ndarë me gruan e tij bëri shumë bujë ditën e djeshme, por asnjë prej personazheve nuk reagoi publikisht.

“Gazeta Express” ka arritur sot të kontaktojë me modelen Diana Avdiu, e cila përflitet se është në lidhje me Stavilecin.

Ajo as nuk e ka mohuar, e as nuk e ka pohuar një gjë të tillë.

“Mediat më kanë lodhë, vetëm po shkruajnë gjëra në emrin tim pa më pyetur asnjëherë”,- ka thënë ajo, por pa i’u përgjigjur pyetjes së “Express” për lidhjen me Stavilecin.

Duket se i ka “djegur” më shumë fakti se askush nuk ka kontaktuar atë, sesa fotot dhe lajmi që është publikuar për të. Nuk ka thënë asnjë fjalë më shumë rreth kësaj ngjarje.

Në fakt, nuk dihet se pse Diana është lodhur nga mediat, meqenëse mediat nuk e kanë përmendur emrin e saj – thjesht kanë aluduar në një modele. Fakti se ajo e ka identifikuar vetën me këto shkrime, ndoshta flet diçka.

Ministri Stavileci ishte bërë baba për herë të parë, para tri vitesh. Ai, pasi ishte bërë baba, bombardonte opinionin nga faqja e tij në Facebook me foto të familjes, duke shprehur dashurinë e tij të zjarrtë ndaj bashkëshortes dhe vajzës. Kjo gjë, e cila vlen vetëm për bashkëshorten, paska qenë afatshkurtër./GazetaExpress/
a

loading...

loading...