Ja mënyra më e mirë natyrale që redukton dukjen e rrudhave në 7 ditë

loading...

Pas kalimit të 30-­ave lëkura e humbet elasticitetin e saj dhe për pasojë fillon shfaqja e rrudhave të para, gjë që mund të ndodhë edhe para kësaj moshe. Ajo çfarë duhet të bëni në këto raste është të kujdeseni shumë për lëkurën tuaj, sidomos për fytyrën dhe zonën rreth syve, e cila është lëkura më e hollë dhe delikate.

Përdorni kremra me përmbajtje bimore që përmbajnë antioksidantë që ngadalësojnë plakjen dhe stimulojnë rritjen e qelizave të reja. Përveç kremërave, ju duhet të bëni dhe maska me përbërës tërësisht natyral që do t’ju vijnë në ndihmë në këto raste.

Ja një maskë shumë efektive që redukton dukjen e rrudhave dhe parandalon daljen e rrudhave të tjera: Përbërësit: 2 lugë mjaltë, 3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër, 3 thelpinj hudhër.

Përziejni të gjithë përbërësit sëbashku në blender derisa të formohet një masë e trashë homogjene. Gjysmë ore para gjumit aplikojeni maskën, mbajeni për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Aplikoni krem hidratues. Përsëriteni këtë procedurë çdo 2 ditë dhe rezultatet e para do t’i shihni që pas 7 ditësh.

loading...

loading...