Ja me sa vite burg denohen 2 Shqiptaret qe sulmuan me acid avokaten Lucia Annibali


Gjykata e Lartë italiane ka dënuar me 12 vjet heqje lirie shqiptarët Altistin Precetaj e Rubin Ago Talaban dhe 20 vjet italianin Luca Varani me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj ish të fejuarës së këtij të fundit, avokates Lucia Annibali

Duke mos pranuar fundin e lidhjes së tij me Lucia Annibali, italiani Luca Varani, ka paguar dy shqiptarët Altistin Precetaj e Rubin Talaban, të cilët më 16 prill të 2013 i kanë hedhur acid në fytyrë ish të fejuarës së tij, duke i shkaktuar djegie të shkallës së lartë në 66 përqind të fytyrës, e humbje të pjesshme të shikimit.

Sipas hetimeve dy shqiptarët do të paguheshin nga italiani me 30 mijë euro, 5 mijë parapagim e shumën tjetër të parave do ta merrnin pas sulmit të kryer.

Altistin Precetaj arrestohet më 27 prill të 2013, ndërsa Rubin Ago Talaban më 1 maj të 2013. Në vendin e ngjarjes u gjetën gjurmë të këpucës Nike të shqiptarit Rubin Ago Talaban si dhe në makinën e tij rreth gjurmë acidi sulfurik.
lucia-anibali-480x356