Ja mashkulli, që shpenzoi 40 mijë paund për t’u dukur si modelja e famshme (VIDEO)

1-912-620x330-2-530x300

Një mashkull ka bërë disa ndryshime drastike për t’u dukur si idhulli i tij, Katie Price.
21-vjeçari Nathan Thursfield ka treguar në një emision televiziv, se ka shpenzuar 40.000 paund për t’u dukur si modelja dhe ylli i famshëm televiziv.
Ai i kishte nisur ndërhyrjet kirurgjike, që nga mosha 17-vjeçare dhe mes të tjerash, ka bërë dy ndërhyrje në hundë.
Ai po ashtu ka bërë ndërhyrje në mjekër dhe i ka rregulluar dhëmbët.