Ja kush u zgjedh mesfushori i vitit

Me siguri, ju intereson ta dini se cili është mesfushori më i mirë në botë për momentin.

E për t’ua hequr këtë kureshtje është përkujdesur uebfaqja Goal.com, e cila e ka zhvilluar një sondazh, duke i pyetur lexuesit e saj se kush është më i miri në zemër të fushës së blertë.

Dhe, lexuesit e kanë votuar më së shumti Angel Di Marian, për mesfushorin më të mirë të sezonit 2013/14.

Argjentinasi shkëlqeu nën drejtimin e Carlo Ancelottit në Real Madrid, duke kontribuar në triumfin në Ligën e Kampionëve.

Di Maria i ka fituar 23.1 për qind të votave, përpara Yaya Toure, i cili e drejtoi Manchester Cityn drejt triumfit në Premierligë, me 19.9%.

I treti në renditje ishte Luka Modric, i cili i grumbulloi 11.1% të votave, pas sezonit fenomenal në Santiago Bernabeu.

Pozita e katër i takoi Aaron Ramseyt, i cili e pati një vit të mrekullueshëm në Arsenal, duke shënuar gol në vazhdime, për t’ia sjell trofeun e FA Cup Arsenalit. Ai mori 8.5% të votave.

Prapa tij përfundoi ylli i Juventusit, Arturo Vidal, me 8.4%, kurse përforcimi i ri i Real Madridit, Toni Kroos, që pati një sezon të mirë me Bayern Munich, grumbulloi 7% të votave.