Ja kush janë trupërojat e Ramush Haradinajt që i terrorizuan shtetasit amerikanë? (Video)

loading...


Një ngjarje që meriton të cilësohet skandaloze.

Një video e publikuar së fundmi shfaq dy pjesëtarë të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt, në varësi të Policisë së Kosovës, të cilët u drejtojnë pistoletat dy shtetasve amerikanë që po udhëtonin në Fushë-Kosovë.

E gjithë skena është xhiruar nga një aparat celular dhe ka ndodhur një vit e gjysmë më parë.

Fillimisht shtetasit amerikanë, Jonay dhe Olga Jonay kanë menduar se kishin të bënin me dy kriminelëve të armatosur, të cilët u kërkonin të ndalonin me qëllim grabitjen.

Por shumë shpejt është kuptuar se njerëzit që po u drejtonin armët ishin pjesëtarë të njësisë së mbrojtjes së afërt, të Policisë së Kosovës, të identifikuar si Ramadan Krasniqi dhe Bajram Gashi, që në atë kohë kishin nën mbrojtje kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, Bajram Gashi, një nga truprojat e Haradinaj, i ka drejtuar pistoletën veturës në të cilën ndodheshin amerikanët, si edhe shtetasit Blerim Ramosaj dhe Besnik Tahirukaj.
poa

loading...

loading...