Ja kush ishte Mona Ismaili

loading...


Mona Ismaili ka ndërruar jetë sot, në moshën 57 vjeçare. Ajo do të kujtohet si grua këmbëngulëse, nënë ambicioze dhe intelektuale mendjehapur, shkruan “Kosovarja”.
Mona Ismaili, do të dërgohet nesër për në banesën e fundit, duke lënë në pikëllim të thellë familjen e saj, për të cilën nuk u kursye në asnjë çast.
Në jetën publike, Mona ishte nëna e tri vajzave të famshme, Adelinës, Emes e Zanfines, ndërkaq ajo vetë ka qenë grua e shkolluar që për vite me rradhë ka punuar në Bibliotekë si bibliotekiste. Ata që e kanë njohur nga afër, e dinin se kapacitet dhe diapazoni i saj mendor ishte i gjerë.
Mona, ka deklaruar publikisht se nuk ishte grua që rri në shtëpi e ndjekë seriale. Në të vërtet, ajo e krijoi vetë serialin e jetës së saj, me aktore të bijat, jeta e të cilave u ndjek e ndiqet me vëmendje maksimale nga populli.
Mona ishte nga Peja dhe kishte lidhje të ngushtë me vëllezërit, që ishin mbështetje e fortë për të dhe vajzat e saj. Mona Ismaili ishte e divorcuar dhe për këtë temë nuk ka folur thuajse asnjëherë.
Mona, u bë nëna e parë menaxhere në Kosovë e Shqipëri. Falë inteligjencës e karakterit të hekurt, ajo arriti që Adelinën ta shndërronte në ikonë. E, Zanfina ishte pika e saj e dobët.
Në biseda private, Mona shprehej se e kishte merak jetën private të të bijave.
E ndjera, dukej sikur nuk tronditej e nuk lëkundej nga asgjë. As sëmundjen e saj nuk e kishte bërë të madhe, sepse ajo ishte Mona, gruaja e fortë që si bënte syri “vërt”./Kosovarja.
– See more at: http://lajmi.net/ja-kush-ishte-mona-ismaili/#sthash.q4LTQELY.dpuf
1

loading...

loading...