Ja kush ishta princi Lekë Dukagjini dhe principata e tij

loading...

Senza titolo-1

loading...

Të analizosh epokat historike është një detyrë aq e vështirë, sa edhe e ndërlikuar. Kjo nuk do të thotë që ne ta shohim analizën historike si mollë të ndaluar, por duhet patur parasysh barrën që kanë mbajt shqipëtarët ne shekuj. Historia e shqiptarve në shekuj është aq e dhimbshme, sa edhe e tjetërsuar për arsye se ajo është bërë në shërbim të pushtuesve dhe shërbëtorve të tyre. Po t’i referohemi historisë së kontributeve të Princit Lek Dukagjini dhe principatës së Dukagjinëve: “Nga anonimati, Skënderbeu u identifikua me princin dragua që guxon të matet dhe fiton në çdo rast me kuçedrën; ndërsa te Lek Dukagjini u pa princi Engjëll, që u shfaq me guxim dhe urtësi për të ruajtur në vazhdimësi shqiptarizmën”. Beslidhja e parë e shqiptarve e vitit 1444, u realizua në kryeqendrën e Dukagjinëve në qytetin e Lezhës, duke u vlerësuar si principata më besnike dhe më e fuqishme e kohës. Edhe në momentin e fundit në vitin 1468, Princi Gjergj Kastrioti (Skënderbu) , mblodukagjin4dhi të gjithë princat në kryeqendrën e Dukagjinëve në qytetin e Lezhës, duke porosit të gjithë princat që të qëndrojnë të bashkuar, dhe amanetin e fundit për Shqipnin ia la Lek Dukagjinit, duke e titulluar princ të të gjithë shqiptarëve. Edhe vorrin e vet vendosi për së gjalli që të jetë në kryeqendrën e Dukagjinëve në qytetin e Lezhës, Kisha e Shënkollit (vorri i Skënderbeut). Në mes Gjergji Kastrioti dhe Lek Dukagjini e vetmja mosmarrveshje ishte qëndrimi ndaj Venedikut; ku Gjergji mbronte qëndrimin e Venedikun në Shqipëri dhe aleancën me të, kundër pushtuesit, përandorisë Osmane. Lek Dukagjini kishte qëndrime të tjera nga Gjergj Kastrioti në lidhje edhe me Venedikun, ai i mbahej qëndrimit se në Shqipëri nuk duhet të Qëndrojë asnjë pushtues i huaj, madje as Venediku. Ligjet e Lek Dukagjinit të quajtura Kanuni i Lek Dukagjinit kanë kontribuar dhe rezistuar më shumë se kushdo tjetër në qendresën 5 shekullore antiosmane dhe në mbrojtjen e shqiptarizmit. Veprat e Lek Dukagjinit kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të pa krahasueshëm edhe në kohën e sistemit më çnjerzor të diktaturës komuniste. Edhe sot e kësaj dite historia e shqipërisë dhe e shqipëtarve nuk është kthjellur në mënyrë reale, pasi është shkruar nga pushtuesit dhe shërbëtoret e tyre, dhe nga diktatura komuniste. Besojmë se e ardhmja e shqipërisë dhe e shqiptarve do të jetë më e ndritur dhe se heronjtë dhe njerëzit e ndershëm që i kanë shërbyer me vullnet të pastër dh përkushtim do të vlerësohen në të ardhmen duke u bërë shembull frymzimi pë popull..

  10676358_10152593695528037_7152151235490066753_n10393670_10155114081535483_110893691833822350_n225   IMG_26656701625765

loading...