Ja kush është shqiptari më e rrezikshëm në botë (FOTO LAJM)

Nëse po kërkoni modelin e kriminelit, nuk duhet të shkoni më larg se shqiptarin nga Maqedonia, “shtypësi i burrave”, Daut Kadriovski.

Në te 50-tat dhe i kërkuar në 12 shtete europiane për çdo krim, nga armët, makinat, droga, trafiku i organëve dhe qënieve njerezore, Kadriovski, sipas Europolit, është në majë të një
organizate kriminale të pashoqe për fshehtesine dhe brutalitetin.

“Ne kishim një nga anëtaret e kesaj organizate kriminale dhe po perpiqeshim që t’a kthenim në bashkepunetor,” kujton ish-polici i krimeve në Nju Jork, Fred Santoro, që shpjegon përpjekjet e tij për të kthyer në informator një të burgosur shqiptar.

Por gangsteri u ngrit në këmbë dhe kërkoi që të kthehej në qeli për të vuajtur dënimin prej 30 vitesh për shantazh.

Santoro- i shokuar dhe shumë familjar me mënyrën se si mafiozët italiane pranonin që të bashkëpunonin për uljen e dënimit- e pyeti shqiptarin se përse nuk pranon.

“Ai u kthye dhe ishte shume i qarte: ‘Ata do me vrasin nenen, babane, vellezerit, motrat, femijet, gruan, kedo qe njoh. Prandaj nuk pranoj, faleminderit’. Shqiptaret jane te eger”.

Kështu, me një këmbë në Nju Jork dhe Filadelfia, Kadriovski zgjeroi atë që dinte të bënte me mirë, perveç vrasjes; dhe tani organizata e tij kriminale mendohet se është burimi kryesor i herorines ne Ameriken e Veriut, e cila vjen nga Afganistani, sipas FBI.

Per shkak se, shiheni edhe vete, Daut Kadriovski, i njohur edhe si Mehmet Hajdini, eshte pjese e nje lidhje myslimano-shqiptare me organizaten ne hije, Al Kaeda.

Ai ka me shume lidhje edhe se nje central, diçka qe i duhet, shkruan Mapo.

Me fjale te tjera: nje lidhje heroine-per-kokaine me kolumbianet, plus qindra bashkepunetore qe trafikojne droge ne Australi, Kanada, Meksike, Holande, Peru, Venezuele dhe kudo ne BE. Çka na sjell ne tek arrestimi i dyte i Kadriovskit: 2 shtator 2001, kur u kyç ne nje rajon policie ne Tirane, Shqiperi, pas arrestimit nga vendoret dhe Interpoli per trafik droge. Diçka qe ne terma letrare njihet edhe si paralajmerimi: Kadriovski u zhduk serish dhe ka thashetheme nga viti i shkuar se ai ka vdekur. Ose “ka vdekur”.

“Pa trupin e tij, thjesht nuk e kemi kapur akoma,” thote polici i dale ne pension, Eddie Williams.

Por Kadriovski dhe shqiptaret ne pergjithesi jane duke vazhduar aktivitetin e tyre kriminal dhe gjakatar si zakonisht.
Santoro sjell nje detaj interesant.

“Shqiptaret hapen nje klub ne nje vend shume tradicional te mafias,” thote ai.

Mafia italiane dergoi dy gangstere per te shtrenguar pronaret e rinj per te dhene pagesat.

Lajmi shkoi deri lart dhe bosat shqiptare vendosen te ulen ne takim.

Santoro thote se ajo qe ndodhi me pas, e mesuar permes pergjimeve, e ka surprizuar edhe ate.

Thuajse e gjithe banda e nivelit te ulet shkoi ne Bronks te takohej me shqiptaret.

“Shqiptaret i bene m… ne dru, duke u thyer krahet,” thote Santoro.

Perfundimisht mafia italiane vendosi t’i lere shqiptaret, per arsye te komplikuara, por mesa duket ‘arsye biznesi’.

Dhe Kadriovski, i gjalle apo i vdekur, akoma i ka gjurmet ne shume biznese te vjetra te tij, nuk ka rendesi nese eshte rrembim vajzash te reja per skllaveri seksuale, vrasje kamarieresh sepse perzihen ne gjera apo urdherimi i nje grabitje prej 19 milione dollaresh permes internetit, njesoj si dashnori i pijes dhe vrasjes, Zef Mustafa, per koken e te cilit jane vene 5 milione dollare, por ka shmangur arrestin dhe tani eshte ne liri.

Kadriovski krijoi nje organizate ne baze te peshes absolute te intensitetit dhe egersise, diçka qe dikur prokurori italian Cataldo Motta e quante “nje kercenim ndaj shoqerise perendimore”.
Dhe kur meson se shqiptaret humben nje ngarkese prej 125 milione dollare heroine nen kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani, dhe FBI thote se pergjigja e pare e tyre ishte te vendosnin nen mbrojtje prokurorin Alan Cohen dhe detektivin Jack Delemore, e kupton pse.

Te tjere mund te pranojne me gjithe zemer vleresimin e Motta-s: Prokuroria e Nju Jorkut, Antidroga, Policia e Nju Jorkut, Zyra e Sigurise se Brendshme, Zyra e Emigracionit, Zyra e Hetimit Tatimor, Marshallet Amerikane, madje i gjithe Bordi i Kontrollit te Narkotikeve, qe ishin pjese e ketij aksioni.

Pa pasur trupin e Kadriovskit, ai mbetet nje kujtese shume prezente e faktit se, ndonjehere me shume se ç’duam, sistemi nuk punon mire.

Dhe, me jo me pak se presidentin amerikan, Barack Obama, qe vendosi sanksione ndaj trafikantit Naser Kelmendi dy vite me pare, mos prisni qe moti te ndryshoje shpejt.

“Kadriovski, gjalle ose i vdekur, thote te njejten gje, vertet,” thote Hannah Elliott, nje revolucionare e veteshpallur e drejtesise penale nga Universiteti i Floridas.

“Ndonjehere, drejtesia nuk sherbehet kurre”.

Nje fakt qe do e gezonte shume Kadriovskin, pa dyshim