Ja kush është pasaniku që i rrëmbeu zemrën Laura Nezhës

Këngëtarja Laura Nezha ka qenë gjithnjë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private.

Ajo u diktua disa kohë më parë në shoqërinë e një djaloshi brun simpatik në inaugurimin e restorantit të Renato Mekollit, mikut dhe partnerit të saj në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”

Laura u gjend sërish në krahët e këtij djali në dasmën e një mikeshës së saj.

Burime të “revistawho.com” tregojnë se bëhet fjalë për një pasanik nga kryeqyteti. Ai quhet Hasan Jero rreth 28 vjeç, dhe zotëron disa prona në qendër të Tiranës, ku edhe banon. Nuk dihet se prej sa kohësh vazhdon lidhja midis të dyve, por shihet qartazi se ata kanë një marrëdhënie serioze.