Ja kush është humbës më i madh i zgjedhjeve të djeshme, shikojini këto shifra të 2014-tës

loading...

loading...

Që nga fillimi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zyrtarë nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, kanë deklaruar se LDK është humbësja më e madhe e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Por, për këtë, ndryshe flasin shifrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili deri më tani, në faqen e tij zyrtare ka publikuar rezultatet e numërimit të 91.16 për qind të votave.

Nga këto rezultate shihet se koalicioni PDK-AAK-Nisma me partitë e tjera (Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Konservatore e Kosovës, Alternativa Demokratike e Kosovës, Republikanët e Kosovës, Partia e Ballit, Partia Socialdemokrate, Balli Kombëtar i Kosovës), ka arritur shifrën e vetëm 34.60 për qind të votave, edhe pse kryeson listën e votave.

Lëvizja Vetëvendosje është në vendin e dytë me 26.73 për qind, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa është i treti me 25.84 për qind.

Nëse ky rezultat krahasohet me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, shihet se PDK-ja ka humbur votuesit e saj, pasi ajo më 2014 kishte fituar 31.38 për qind të votave, si e vetme dhe pa ndonjë parti në koalicion,

Ndërsa, në zgjedhjet e djeshme, PDK bashkë me dy partitë tjera, AAK dhe Nisma ka marrë vetëm 34.60 për qind të votave.

Ndërkaq, LDK-ja, edhe në zgjedhjet e kaluara ishte renditur si partia e dytë në Kosovë me 25.24 për qind të votave, AAK kishte 9.54 dhe Nisma për Kosovën 5.15 për qind të votave.

Nga gjithsejt 46.07 për qind sa kishin tri partitë (PDK, AAK dhe Nisma) bashkë më 2014, ato dje kanë marrë vetëm 34.60 për qind të votave, që do të thotë se kanë humbur 11.47 për qind të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

PDK më 2014 kishte 37 vende në Parlament, LDK 30, Vetëvendosje 16, AAK 1, ndërsa Nisma për Kosovën 6 vende.

Ndërkaq, sipas rezultateve të tanishme, koalicioni PAN do t’i ketë 37 deputetë në Kuvend, 31 Vetëvendosje, kurse LDK 27 deputetë.

M këtë përqindje, PAN-i edhe pse ka dalë i pari, nuk do të arrijë ta bëjë qeverinë.

loading...