Ja kush është futbollisti që lufton në Siri?

Kanë filluar zbulimet, paraqitja e një personi të maskuar i cili në fytyrë mbante një maskë dhe në duar një automatikë AK-47,thuhet se ishte një ish futbollist i Arsenalit i cili braktisi karrierën si profesionist dhe jetën luksoze për t’u shndërruar në luftëtar xhihadist në Siri.

Dhe, sipas njoftimeve të fundit nga mediet britanike, personi në fjalë është Luis Boa Morte. I lindur në Lisbonë – i rritur me Cristiano Ronaldon – Boa Morte luajti për Arsenalin, por edhe një numër tjetër klubesh nga Premierliga.

Ai dyshohet se është luftëtari i paraqitur në video, si xhihadist në Siri.