Ja kur del në treg “Galaxy S7”

Për të gjithë të pasionuarit pas “Samsung”, tashmë është bërë e ditur data se kur do të dalë në treg telefoni inteligjent i shumëpritur “Galaxy S7”.

Llogaria e famshme në Twitter, @evleaks, ka zbuluar datën kur do të nisin shitjet për telefonin inteligjent të Samsung-ut. Evan Blass, njeriu pas llogarisë së famshme në Twitter, ka shkruar se telefoni do të hidhet në treg më 11 mars.

Deri tani janë zbuluar pothuajse të gjitha veçoritë e “Galay S7”. Telefoni thuhet se do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 820 me 4GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Ekrani do të jetë me rezolucion 2560 x 1140 Quad HD, ndërsa kamerat do të jenë 12 dhe 5 megapiksel.

Sa i përket softuerit, thuhet se “Galaxy S7” do të ketë ekran të ndjeshëm ndaj presionit të shtypjes, ngjashëm me teknologjinë 3D Touch të Apple-it. Telefoni do të operojë gjithashtu me sistemin operativ Android 6.01 Marshmelloë.

Samsung-620x413