Ja ekipi i vitit në Premierligë

loading...

loading...
Luis Suarez dhe Daniel Sturridge e udhëheqin sulmin në ekipin e vitit në Premierligë, ndërsa prapa tyre gjenden Yaya Toure, Eden Hazard e Steven Gerrard.
Suarez e Sturridge kanë realizuar 50 gola së bashku në ligë, për ta drejtuar Liverpoolin drejt titullit të kampionit, pas 24 vjetësh.
Toure ndërkohë ka realizuar 19 gola këtë sezon me Manchester Cityn, kurse Hazard me Chelsean i ka shtuar 14 sosh.
Përkundër gabimit trashanik dhe dhuratës që ia dhuroi sulmuesit Demba Ba në fitoren 2:0 të Blues, Gerrard ishte inspirim për Reds këtë sezon, duke shënuar 13 gola.
Adam Lallana e kompleton katërshen e mesfushës, ndërsa bashkëlojtari i tij tek Southampton, Luke Shaë gjendet në mbrojtje së bashku me Gary Cahill, Vincent Kompany e Seamus Coleman.
Petr Cech është njeriu që e mbulon portën, pasi ka pranuar vetëm 16 gola këtë sezon me Chelsean.

loading...