Ja e dashura e Ardian Bujupit

Këngëtari Ardian Bujupi shpesh herë është parë në shoqëri të femrave të ndryshme, madje edhe më shumë të njohura publike.
E kur është pyet nga gazetarët se a është në lidhje dashurie?, Ardiani është përgjigjur:

“Kjo është punë e gazetarëve për të zbuluar”. Dhe, ja ku po e zbulojmë. Për herë të parë “Kosovarja” ua publikon fotografitë ku Ardiani shihet se bashku me të dashurën e tij.

Siç mësuam vajza që ia ka vjedhur zemrën këngëtarit Bujupi, quhet Ana, është nga Peja ndërsa jeton në Norvegji.

Edhe pse ata jetojnë në largësi me njëri tjetrin, mësojmë se kjo nuk e pengon çiftin që shumë herë të janë së bashku. Siç shihet edhe në foto, ata janë fotografuar së bashku në vende të ndryshme si në : Gjermani, Shqipëri dhe Ulqin. /Kosovarja/