Ja Disa Foto gjatë dhunës ndaj Ilia Karelit (FOTO-VIDEO)

19-460x300

Bëhet fjalë për fiksimin e çasteve të para të mbërritjes së të burgosurit shqiptar Kudret Kume, i njohur në Greqi edhe si Ilia Kareli i cili në orën 3 e 45 minuta të pasdites së datës 27 mars është sjellë nga rajoni i policisë së Iteas, pasi ka vrarë tre ditë më parë një gardian në burgun e Malandrinos, në momente të rënduara psikologjike.
Janë fotografitë e “Abu Gharibit grek” shkruan në mënyrë karakteristike gazeta duke komentuar fotografitë në të cilat duket se Kareli shoqërohet nga rojet e burgut të Nigritës në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa plagë në trup, përveç një hematome në syrin e majtë, jashtë qytetit të Serresit, në dhomën e izolimit e quajtur në gjuhën e burgut edhe si “frigoriferi”.

Pas 2 orësh e 45 minutash qëndrimi atje dhe torturash të ndryshme nga 15 roje të brendshëm dhe të jashtëm të burgut, ata e tërheqin zvarrë të dërrmuar plotësisht, pothuajse të zhveshur në qelinë tij ku rreth një orë më vonë Ilia Kareli jep frymën e fundit. Janë dokumentet e provës se Kareli është torturuar barbarisht për vdekje nga rojet e këtij institucioni korrektues.

Në fotografitë e publikuara shquhet edhe drejtori i burgut të Nigritës ndaj te cilit ende nuk ka asnjë thirrje për të dëshmuar, megjithëse akuzohet se ka mbrojtur një krim të kryer në institucionin që drejton.

JA TE GJITHA  FOTOT

1234567

Ndërkohë ende zemra dhe pjesë të trupit të të burgosurit shqiptar që janë hequr me urdhër të prokurorisë greke për t’u kryer autopsia dhe ekzaminimet e tjera nga mjekët ligjorë, nuk janë tërhequr nga familjarët e 42-vjeçarit shqiptar.

Në mëngjesin e së mërkurës janë thirrur për të deshmuar dhe kanë marrë afat për të përgatitur deponimet e tyre 7 të akuzuarit e tjerë të çështjes, prej të cilëve njëri do të dëshmojë të premten, katër të hënën që vjen dhe dy të fundit ditën e martë. / Top Channel