Ja disa fakte të pabesueshme që nuk i dinit për Tokën

1108

Shkenca ka përparuar në nivele shumë të larta,përsa i përket çështjeve të planetit tonë dhe gjithçka rreth universit.

Por, ekzistojnë disa detaje rreth Tokës që mund t’u kenë “shpëtuar”, apo i mbajnë të fshehta. Sot po paraqesim 9…fakte të pabesueshme që ndoshta nuk i dinit për planetin tonë.

Kanë kaluar shumë vite, ndoshta shekuj që kur u braktis ideja se Toka është e sheshtë, si dhe koncepti se gjithkush nga ne tashmë dimë gjithçka rreth plantit tonë.

Por, jeni të sigurt se dini gjithçka për Tokën?
Atëherë:

1. Toka nuk është e rrumbullakët!

Nëse Toka është sferike, përpos kësaj, për shkak të fuqive gravitacionale të saj, nuk përbën një cikël perfekt. Në realitet ekziston një “gungë” rreth meridianit për shkak të saj. Rrezja polare e Tokës është 3.949.99 milje, ndërsa rrezja e meridianit është 3.963.34 milje.

2. Emërtimi “Earth” vjen nga Anglosaksonët me fjalën Erda.

Të gjithë plantët e tjerë të universit, e kanë marrë emrin e tyre nga perënditë e lashta, veç Tokës, planetit tonë. Fjala Angleze, “Earth” buron nga fjala anglosaksone Erda, që do të thotë “tokë, arë etj.” dhe besohet se ka moshë 1.000 vjeçare. Por, si për ironi të fatit, planeti ynë mbulohet nga 71% e sipërfaqes së tij me ujë dhe është i vetmi planet në gjithë universin që njihet deri më sot që ka këtë elementë të çmuar.

3. Dita nuk ka 24 orë!

Njerëzit vazhdojnë të thonë se nuk… kemi orë të mjaftueshme në dispozicion gjatë ditës dhe kanë të drejtë! Nuk janë 24 orë. Po, po, është e vërtet. Koha reale që i nevojitet planetit tonë për të kryer një rrotullim të plotë rreth boshtit të tij, është 23 orë 56 minuta dhe 4 sekonda. Kjo është ajo që ne e quajmë ditë yjore. Ditë diellore, koha që i duhet diellit që të kthehet në të njëjtën pikë në meridian, ndryshon shumë, thuajse 16 minuta gjatë gjithë vitit, për shkak të vendndodhjes së tij në orbitë.

4. Toka është planeti i vetëm me pllaka tektonike!

Shkencëtarët besojnë se Toka përbëhet nga 7 pllaka tektonike të cilat transferohen në drejtime të ndryshme, deri në 4 inç për vit.
Kur përplaset njëra pllakë tektonike me tjetrën, sipas teorisë, krijohen male, ndërsa kur largohen nga njëra-tjetra, krijohen lugina.

5. Toka ka një planet binjak që quhet “Hyjnor”!

Shkencëtarët besojnë tashmë se dikur nuk kishim vetëm në orbitë rreth diellit. Toka kishte një planet “binjak” me madhësinë e Marsit, që quhej “Hyjnor” dhe ishte 60 gradë, qoftë para apo pas planetit tonë. Por, para 4.533 miliardë vite dritë, ky planet u përplas me Tokën. Pjesa më e madhe e këtij planeti u bashkua me Tokën, ndërsa pjesa e mbetur krijoi Hënën.

6. Misteri i orbitës perfekte të Hënës!

Duhet theksuar se ekzistojnë disa gjëra të cilët nuk njihen, si për shembull, qendra e Hënës është 6.000 këmbë më pranë Tokës, gjë që do i shkaktonte më shumë paqëndrueshmëri, por orbita e saj është thuajse perfekte.

Hëna mbulohet nga një pluhur i cili mban erë baruti, edhe pse përbëhet nga materiale të ndryshme. Gjithashtu, ndërsa nuk ekziston “anë e errët” e Hënës, forca e gravitetit të Tokës, e bën hënën të ngadalësojë në mënyrë të atillë saqë Hëna të rrotullohet vetëm një herë gjatë gjithë muajit, ndaj dhe ne shikojmë gjithnjë vetëm njërën anë të Hënës.

Madje ekziston një koiçidencë, që Dielli është 400 herë më i madh se Hëna, por 400 herë është Hëna më e vogël se Toka, dhe të duket në hapësirë si të kenë të njëjtën madhësi.

7. Më shumë se 90% e oqeaneve vijon të mbetet e paeksploruar!
Ndoshta mund të dimë shumë rreth Hënës dhe Marsit, por e vërteta është se sapo kemi filluar të hulumtojmë dhe të eksplorojmë oqeanet e pafund. Deri më sot është hulumtuar vetëm 10% e oqeaneve të pafund. Oqeanet disponojnë 97% të ujit të globit dhe 99% të botës së kafshëve. Janë zbuluar vetëm 212.906 specie të ndryshme detare, kurse parashikohet që të ekzistojnë 25 milionë akoma specie të cilat nuk janë zbuluar ende.

8. Temperatura më e ulët që është regjistruar ndonjëherë në Tokë ishte -89.2 °C

Antarktida është rajoni më i ftohtë i planetit tonë. Temperatura më e ulët natyrale që është regjistruar ndonjëherë arriti -89.2 °C, u shënua nga stacioni i Vostokut në Antarktidë më 21 qershor 1983. Përkundër, temperatura më e lartë u regjistrua në 13 shtator 1922 në El Azizia të Libisë, ku termometri shënoi 57 °C.

9. Lartësia me e madhe e Tokës nuk është Everesti!

Është e vërtet se është njëri prej maleve (alpeve) më të njohura në botë dhe është 8.848 m mbi nivelin e detit, konsiderohet si Maja e Tokës. Megjithatë, duke marrë parasysh se Toka nuk është tërësisht e rrumbullakët në formë perfekte, çdo gjë që është pranë meridianit është shumë më pranë yjeve. Kjo do të thotë se edhe pse malet Chimborazo në Ekuador janë vetëm 6.268 m mbi nivelin e detit, por pikërisht ngaqë ndodhen sipër një “fryrje” janë shumë më larg qendrës së Tokës, pra shumë më pranë yjeve dhe shumë më lartë se Everesti./alb-observer