Ja dhurata më e mirë e Kryeministrit Thaçi për ditëlindje

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhuratën më të mirë për ditëlindje, e ka marrë nga tashmë Kampionia e Evropës në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Për Kryeministrin, triumfi në finalën e Evropës, ishte dhurata më e mirë.

“Majlinda kampione e Europës, për herë të parë në histori të Republikës së Kosovës. Lajmi më i mirë që dëgjova për ditëlindjen time.

Urime Majlinda, urime Driton, urime ekipi i Kosovës”, shkroi Thaçi në Facebook.
Ndryshe, Majlinda sot në finalen e evropianit, e mposhti rusen Natalia Kuziutina