Ja çka i ndodhi pasi që u ul në tualet

tualet_1469182542-9580752-530x300

Një grua në Britani ka sjellë në jetë fëmijën e saj në banjën e shtëpisë.
Kjo ka ndodhur pasi ajo ka shkuar dy herë në spital për të lindur dhe stafi mjekësor i ka thënë se nuk është ende gati për lindje dhe e ka kthyer në shtëpi të dyja herët.

Kështu, 28-vjeçarja Sophie Holmes shkoi në shtëpi dhe bëri një dush me ujë të nxehtë, sikurse e këshilluan mjekët.

Pas pak, ajo është ulur në tualet dhe në atë moment ndjeu diçka të çuditshme dhe kur pa, ishte koka e fëmijës së saj.
28-vjeçarja asnjëherë nuk e kishte menduar se do të lindte fëmijën në banjë.

Fatmirësisht vajza e saj e vogël, Olivia, lindi shëndoshë e mirë, por nëna e re shprehet shumë e shqetësuar se diçka mudn të kishte shkuar keq, duke marrë parasyh kushtet në të cilat ajo lindi.

“Fëmija im mund të kishte përfunduar në ujë, spitali nuk më trajtoi siç duhet”,- thotë Sophie.

Aktualisht, spitali është nën hetim për këtë rast