Ja cka bën nipi i Rafiz Halitit në burg (FOTO)


Nëse mendoni se posti dhe kolltuku është i përjetshëm, kjo nuk është aspak e vërtetë. Asnjëherë nuk i dihet ku të shpie fati jetës.
Këtë më së miri e dëshmon Armend Fazliu, nipi i deputetit të BDI-së, Rafiz Haliti.
Almakos ka siguruar disa fotografi ku shihet Armend Fazliu duke larë veturat si punonjës në burgun e Idrizovës.
Ai po vuan dënimin me burg prej 1 vjet e gjysmë nën akuzën lidhur me zjarrin që shpërtheu para disa viteve në ndërtesën qendrore të ndërmarrjes “Postat e Maqedonisë”.
Në atë kohë Fazliu ka qenë shef i kabinetit i drejtorit të Postave dhe është dënuar nën akuzën për “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
r1