Ja çka bën Kallashi për Linda Morinën (Video)

loading...

l_1477905834-6752993

loading...
Kërcimtarja provokuese Donjeta Kosumi, e njohur me emrin e artit si Kallashi, ka një surprizë për këngëtaren Linda Morina. Ndërsa, kjo e fundit e ka nisur karrierën në moshë të vonë, duke u vetëpromovuar në rrjete sociale, dhe duke u përfolur jo pak për natyrën e saj. Të premten që lamë pas bëri bujë, për shkak se ishte e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, me ç`rast edhe ata që vetëm kishin dëgjuar emrin, patën mundësi që ta njihnin më shumë. Ndërsa, këngët e saj janë të një natyre tjetër nga ato që kemi njohur, të cilat i gjeni në videot më poshtë, Linda tregoi se për çdo gjë ia ka dalë vetë. Madje, ajo tha se e pëlqen shumë kërcimtaren Kallashi, edhe pse nuk e njeh personalisht, kjo e fundit ka vendosur t’i bëjë një dhuratë. “Linda Morina klipin e ki ekstra nga unë, shpenzimet e këngës dhe klipit dhuratë nga unë”, shkroi Kallashi në “Facebook”, duke gëzuar këngëtaren me të ardhura modeste. Linda në intervistën e saj deklaroi se është ende e virgjër, dhe se nuk ka vendosur ende se kur do martohet

loading...