Ja cili biznesmen e ka makinën më të shtrenjtë në Shqipëri

Një makinë e mirë është luks që një biznesmen mund t’ia lejojë vetes. Dhe në fakt, përgjithësisht, biznesmenët shqiptarë lëvizin në makina të shtrenjta dhe komode.

Për këtë mjafton psh., një eveniment biznesi për të kuptuar që parku i automjeteve personale të biznesmenëve është i larmishëm në marka e modele makinash.

Inaugurimi i sallonit të ri të Auto Star Albania-s ishte një rast i mirë shpalosjeje të këtij luksi, pasi aty ishin të ftuar rreth 2500 persona, kryesisht nga fusha e biznesit. Dhe në këtë mori mjetesh një kuriozitet është i pashmangshëm.

Cili është ai që ka makinën më luksi, cili është personi që e ka makinën më të shtrenjtë në Shqipëri?

Ky status i takon biznesmenit Ramë Geci me Roll Royce-n e tij. Makina është blerë në Gjermani për 428 mijë euro. I pyetur nëse makina e tij është më e shtrenjta që lëviz nëpër rrugët shqiptare, Geci përgjigjet me sensin e tij të njohur të humorit: S’besoj se ka ndonjë person tjetër që mund të bëjë budallallëk të paguajë 12 milionë lekë të reja TVSH për një makinë personale.

E parkuar çdo ditë në ambientet e Hotel Tiranës, Rolls Royce është edhe një dëshmi fuqie financiare të biznesmenit të njohur shqiptar.

Por ka edhe biznesmenë të tjerë, të cilët preferojnë makina tepër luksoze.

I tillë është edhe Samir Mane me BENTLEY-n e tij, një makinë, cmimi i së cilës fillon me 150 mijë euro.

Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL-it, Avni Ponari përdor një Range Rover, po kështu edhe biznesmenet Artan Mene dhe Irfan Hysenbelliu.

Çmimi i kësaj makine shkon diku tek 100-120 mijë euro.

Agron Papuli si biznesmen i tregtimit të makinave të reja shquhet për përdorimin e modeleve të reja të makinës që tregton. Për shembull kohët e ai fundit ka në përdorim makinën Genesius G80 të
Hyundait, një makinë premium që kushton 96 mijë euro.

Edhe shumë biznesmenë të tjerë me makina të këtyre niveleve lëvizin