Ja cilet jane njerëzit më inteligjente te botes (foto)

Organizata “Super Scholar” ka realizuar një renditje të veçantë

364a5bf9-cbe9-4b7b-9b6c-3cd9f6c24aa4---0-

 

A e dini se cilët janë 10 njerëzit e njohur, me kuocientin intelektiv më të lartë në botë? Përgatituni edhe për disa surpriza, sepse nëse në këtë listë bën pjesë Stephen Hawking, aty mund të gjeni edhe James Woods. Organizata “Super Scholar”, e specializuar në konsulencën ndaj studentëve, ka realizuar një renditje të tillë, duke shpjeguar se objektivi ishte vlerësimi i inteligjencës së një personi, duke bashkuar kuocientin intelektiv me atë që ka kryer në jetë. Kjo do të thotë që nuk ekziston asnjë numër një, por vetëm dhjetë më të mirët. Për shembull, kuocienti intelektiv i Stephan Hawking është 160, si për të konfirmuar 14 çmimet ndërkombëtare dhe 7 librat e tij, pavarësisht 70 vjeçëve që mban mbi shpatulla.
I pranishëm në listë edhe Ung-Yong Kim, 50-vjeçare, i cili i ka dedikuar jetën e tij fizikës. Filloi të fliste pas 6 muajsh jetë dhe në moshën 3-vjeçare njihte katër gjuhë. Kur mbushi 8 vjeç nisi të punojë për NASA-n dhe kur u bë 16 vjeç mori një doktoraturë në fizikë, në Universitetin e Kolorados. Jo më kot është ai njeriu me kuocientin më të lartë intelektiv të të gjitha kohërave, të barabartë me 210. Pjesë e “klubit” është edhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen, që zotëron një kuocient të barabartë me 170. Por përveçse është inteligjent, ai është edhe një nga 50 njerëzit më të pasur të botës.
Në listë përfshihet edhe Rick Rosner, me një “Q.I” të barabartë me 192, megjithëse nuk merret me punë të denja për inteligjencën e tij. Më pas vjen edhe shahisti Gary Kasparov me një kuocient 190 e gjithashtu edhe matematikani Andreë Wiles (170), i aftë për të zgjidhur teoremën e Fermat, i cilësuar si problemi matematikor më i vështirë në botë. Nuk mungojnë edhe fëmijët,që përfaqësohen nga Judith Polgar (kuocient 170). I pranishëm gjithashtu fizikanti Christopher Hirata (225), i cili në moshën 14 vjeç u punësua në “Caltech” dhe kur bëri 16 vjeç mori pjesë në projektin e NASA-s për kolonizimin e Marsit.
Por veç kërkuesit Terence Tao (kuocienti 230), figuron edhe aktori James Woods, me kuocient 180, i cili ka fituar tre çmime “Emmy” dhe ka qenë kandidat 2 herë për Oscar, pas xhirimit të më shumë se 40 filmave. Sipas ekspertëve që kanë realizuar kërkimin, 50% e njerëzve ka një kuocient Intelekti të përfshirë mes 90 dhe 110 pikëve. Rreth 2.5% e popullatës ka një vlerë më inferiore se 70 (kjo tregon një vonesë mendore), kurse 2.5% ka një vlerë prej 130 pikësh. Ndërsa vetëm 0.5% ka një kuocient 140.
Capture 2 3 4 5 6 7
8