Ja cilat sëmundje janë të trashëgueshme dhe priren të transmetohen nga njëri brez në tjetrin

Ja cilat sëmundje janë të trashëgueshme dhe priren të transmetohen nga njëri brez në tjetrin

Sëmundjet e trashëgueshme ose të quajtura ndryshe sëmundje gjenetike, janë ato lloj sëmundjesh që transmetohen nga njëri brez në tjetrin.

 Aktualisht këto lloje sëmundjesh janë të pashërueshme, pasi shkenca nuk ka arritur ende të gjejë dhe të korigjojë defektin në gjenet e këtyre njerëzve.

Në ndryshim nga sëmundjet e tjera, sëmundjet gjenetike duke qënë se transmetohen nga njëri brez në tjetrin përbëjnë rrezik për njerëzimin sepse shtohen bartësit e fshehtë të këtyre sëmundjeve dhe për rrjedhojë lindja e fëmijëve të sëmurë.

Ja disa nga sëmundjet e transmetueshme më të përhapura:

Humbja e kujtesës

Sëmundjet Alzheimer, skleroza dhe sëmundje të tjera neurologjike janë sëmundje gjenetike. Alzheimer zakonisht lind pas moshës 65 vjeçare ndërsa skleroza konsiderohet më shumë si një sëmundje femërore. Skleroza trashëgohet nga nëna tek vajza në 90% të rasteve, gjithmonë në moshën e tretë. Mjekët këshillojnë analizën e pemës gjenalogjike të familjes dhe evidentimin e rasteve, kjo për t’i trajtuar më pas në kohë.

Sëmundjet e zemrës

Studimet mjekësore kanë treguar se fëmijët e prindërve që vuajnë nga zemra kanë më shumë gjasa për t’u prekur nga këto sëmundje. Kjo sëmundjet mendohet që trashëgohet dhe midis fëmijëve, vëllezërve – motrave.

Hipertensioni

Hipertensioni zakonisht shfaqet tek personat pas të 40-ave, por rëndohet edhe më shumë tek personat e moshës së tretë. Më të prekura nga kjo sëmundje janë gratë, prandaj vajzat që kanë nëna me hipertension kanë rrezik edhe më të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Pankreasi

Shfaqja e sëmundjes së pankreasit ka dy mundësi: e para është trashëgimia që do të thotë se personat lindin me këtë sëmundje ose ju shfaqet që në fëmijëri dhe rasti i dytë ndodh kur sëmundje provokohet nga fibroza cistike, trajtimet kirurgjikale apo nga disa medikamente të caktuara.

Anemia

Të gjithë personat që kanë probleme në muajt e parë të lindjes me aneminë do të thotë se e kanë të trashëguar atë. Zakonisht kjo sëmundje trashëgohet nga nëna tek fëmija, ajo nis të shfaqet gjatë 6-mujorit të parë të lindjes.

Diabeti

Studimet mjekësore kanë treguar se predispozicioni për t’u prekur nga diabeti është më i madh tek ata persona që kanë një të afërm me diabet. Edhe pse kohë më parë kjo teori nuk pranohej, në kohët e sotme është vërtetuar se diabeti trashëgohet nga njëri brez në tjetrin tek ata persona që mbartin genin e sëmurë.

Dhimbjet e mesit

Sipas një studimi të bërë me 600 binjakë gjenet difektoze janë shkak në masën 60% të kësaj sëmundje. Studimi tregoi se binjakët kishin të njëjtat simptoma, të njëjtat sëmundje të disqeve inter-vertebrale.

Parkinsoni

Është një sëmundje që trashëgohet në mënyrë dominante. Të gjitha rastet që janë diagnostikuar me këtë sëmundje kanë pasur një histori familjare të saj.  Në raste shumë të rralla ndodh tek personat që nuk e kanë të trashëguar.

Distrofia muskulare

Është një sëmundje e trashëgueshme që karakterizohet nga dobësimi progresiv i muskujve të skeletit. Sëmundja fillon me dobësimin e muskujve që para moshës 3 vjecare dhe avancon me shpejtësi të madhe. Geni jonormal nuk arrin të prodhojë një proteinë të muskulit skeletor që quhet distrofin.

Osteoporoza

Është një sëmundje që prek skeletin e njeriut dhe rrallon indin kockor. Sipas studimeve personat që kanë familjarë që vuajnë nga osteoporoza kanë 80% shanse për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Kanceri i gjirit

Çdo vit zbulohen më shumë se 1 milion raste të grave me kancer gjiri dhe më shumë se 400 mijë gra vdesin çdo vit. Trashëgimia është faktor për kancerin e gjirit. Motrat ose nënat e atyre që kanë vuajtur nga kanceri i gjirit janë 2-3 herë më shumë të rrezikuara për t’u prekur nga kjo sëmundje. Thuajse asnjë vajzë që ka pasur motrën apo nënën me këtë sëmundje nuk ka “mundur” t’i shpërojë asaj. Rekomandohet që këto vajza të bëjnë kontrolle të vazhdueshme.

Kanceri i stomakut

Është një tjetër lloj kanceri nga më të përhapurit dhe personat që kanë një histori familjare me këtë lloj kanceri i kanë shanset më të mëdha për t’u prekur nga ai.

Kanceri i lëkurës

Është një tjetër lloj kanceri i trashëgueshëm, por nga ky lloj kanceri nuk përjashtohen as personat që kanë shumë nishane, qëndrojnë me orare të tejzgjatura të ekspozuar në diell etj.

Spondiliatroza

Është një sëmundje shumë e përhapur dhe kryesisht prek shtyllën kurrizore. Spondiliatroza ndahet në dy lloje lumbare dhe cervikale.  Varianti i parë trashëgohet nga babai tek vajza dhe fillon kryesisht pas moshës 23-vjecare. Varianti i dytë i sëmundjes zakonisht nuk është i trashëgueshëm, por mund të kalojë nga babai tek fëmijët.

Migrena

Gjenetika mendohet të ketë rol kryesor në dhimbjet e forta të kokës, të tilla si migrena.

Astma

Është një tjetër sëmundje që përgjithësisht është e trashëgueshme. Alergjia ndaj agjentëve të caktuar,sulmet asmatike etj, janë të trashëguara gjithashtu.

Tiroidet

Tiroidet ndodh shpesh të jenë një sëmundje e trashëguar nga nëna tek djali apo nga babai tek vajza. Sëmundjet e tiroides mund të prekin edhe persona të tjerë, por njerëzit që kanë familjarë me këtë sëmundje i kanë shanset më të mëdha për t’u prekur nga ajo.

Reumatizma

Faktori gjenetik është një nga shkaktarët e kësaj sëmundje, e cila ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave, këmbëve dhe duarve. Këtij faktori mund t’i bashkangjiten edhe shkaktarë të tjerë si mosha, klima etj.

Talasemia

Është sëmundje gjenetike që shkaktohet nga mungesa ose pakësimi i prodhimit të vargjeve të hemoglobinës. Talasemia është çrregullim i trashëguar i gjakut.

Sëmundjet e veshkave

Gurët në veshka dhe sëmundje të tjera të veshkave trashëgohen kryesisht nga nëna tek fëmija. Mjekët rekomandojnë dietë të ekuilibruar tek gratë shtatzëna që vuajnë nga problemet e veshkave. Sëmundjet e veshkave mund të prekin edhe persona të tjerë që nuk e kanë të trashëguar.

Kolesteroli

Nëse pavarësisht dietës, aktivitetit fizik etj nuk arrini të mbani nën kontroll kolesterolin e keq, fajtori qëndron tek genet tuaja. Genet luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e kolesterolit të keq në gjak.

Variçet

Venat varikoze trashëgohen brez pas brezi dhe nuk mund të eleminohen tërësisht. Variçet mund të shfaqen edhe si pasojë e shtatzanisë, mungesës së aktivitetit fizik etj.

Betatalasemia

Është një nga sëmundjet gjenetike më të përhapura në botë. Ajo trashëgohet nga nëna tek fëmijët ose nga babai tek fëmijët. Faktori gjenetik e bën këtë sëmundje të trashëgueshme ndër breza. Betatalasemia është një formë anemie që karakterizohet nga qeilza të kuqe anormale dhe jetëgjatësi të shkurtër të tyre.