Ja cilat lloje deodorantësh mund të shkaktojnë kancer

loading...

de_1474975340-3822425-680x350-530x300

loading...
RATË QË PËRDORIN RREGULLISHT DEODORANTË QË PËRMBAJNË KRIPËRA ALUMINI MUND TË RREZIKOHEN NGA ZHVILLIMI I KANCERIT TË GJIRIT, KA ZBULUAR NJË STUDIM I RI.
Hulumtuesit shkencorë zviceranë kanë siguruar prova që tregojnë se ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj kloridit alumin mund të shkaktojë zhvillimin e tumoreve, që shpërndahen në pjesë të tjera të trupit.

Studime të mëparshme e kanë mohuar lidhjen mes tyre, ndërsa bizneset që merren me prodhimin e deodorantëve insistojnë se produktet janë shumë të sigurta.

Studimi më i fundit, i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Gjenevës, sugjeron se mund të ketë një rritje të rrezikut për shkak të përdorimit të përbërësve të aluminit tek deodorantët.

Këto përbërës bllokojnë përkohësisht gjëndrat e djersës, dhe mund të bashkohen në indet e gjirit. Disa deodorantë të krijuar vetëm për aromë nuk i përmbajnë këto përbërës, megjithatë ka edhe të tjerë që i përmbajnë.

Loading…
Testet e para tek qelizat e izoluara të qumështit, të marra nga një gjëndër e një njeriu normal, u përsëritën më vonë tek minjtë dhe rezultatet ishin të njëjta: ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj aluminit shkakton tumore dhe metastazë tek qelizat.

“Mendoj që duhet të shmangim të gjitha deodorantët që përmbajnë kripëra alumini”, shprehet prof. André-Pascal Sappino, bashkautor i studimit.

Sipas tij këto përbërës janë të ngjashëm me mineralin asbest, i cili është ndaluar së përdoruri në Zvicër dhe vendet e Bashkimit Evropian.

“Asbesti është i lirë, ka një potencial industrial shumë tërheqës, dhe u deshën 50 vite që të ndalohej përdorimi i tij. Shpresojmë që të mos kalojë kaq shumë kohë për ndalimin e përdorimit të kripërave të aluminit”, tregon prof. Sappino.

loading...